7.7 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Franca dhe Komisioni Evropian, bashkëpunim për Ballkanin

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, ka thënë se shteti i tij gjatë kryesimit të Presidencës së bllokut evropian do të punojë së bashku me Komisionin Evropian (KE) edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto komente Macron i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Franca mori kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian nga 1 janari. Burimet nga Presidenca franceze kanë thënë se do të angazhohen gjatë këtyre gjashtë muajve edhe për të avancuar procesin e zgjerimit me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh edhe përmbushjen e kushteve në këtë proces, sipas metodologjisë së re të zgjerimit. Sipas burimeve diplomatike, Franca pritet sidomos të punojë në tejkalimin e pengesave për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca gjatë kryesimit të saj me BE-në do të organizojë edhe një konferencë të veçantë kushtuar Ballkanit Perëndimor, në të cilën do të diskutohet për problemet specifike, sidomos për tensionet politike në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles