16.3 C
Struga
Sunday, May 19, 2024
spot_img

Forumi Strategjik i Bledit në 28 dhe 29 gusht në Slloveni, i pranishëm Rama dhe Kurti

Në Slloveni, më 28 dhe 29 gusht, do të mbahet Forumi Strategjik të Bledit

Në punimet e saj do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, por edhe liderë nga rajoni, si kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dhe nuk do të mungojë i dërguari special i Bashkimit Evropian  për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel.

Zyrtarët e lartë, pjesëmarrës në Forumin Strategjik të Bledit, sot  janë të ftuar të darkës së punës nga kryeministri Slloven, Robert Golob, teksa ditën e nesërme liderët e rajonit do të jenë pjesë e panelit të diskutimeve por edhe e takimeve bilaterale.

Forumi Strategjik i Bledit, zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të.

Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles