12 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Forcat ruse bombardojnë qytetin në afërsi të Zaporizhzhia, liderët botërore bëjnë thirrje për shmangie të katastrofës bërthamore

Forcat ruse kanë bombarduar sot qytetin Nikopol, duke rritur kështu frikën se mund të vjen deri te një katastrofë tjetër bërthamore, pasi gjendet shumë pranë centralit më të madh bërthamor në Evropë – Zaporizhzhia.

Nikopol gjendet në anën e kundër të bregut të lumin Dnieper, dhe është vetëm 10 kilometra larg centralit bërthamor, që pre tre herë radhazi ishte bombarduar, ku mortajat dhe raketat e ndryshme goditën shtëpitë, spitalet e dyqanet, ka njoftuar guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, apo ata që kanë mundur të humbin jetën nga këto bombardime.

Në anën tjetër liderët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, kanë bërë thirrje për shmangie të operacioneve ushtarake në atë rajon, për të shmangur mundësinë e një katastrofe potenciale bërthamore.

Ata gjithashtu kërkuan që punonjësve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, t’ju lejohet vizita në këtë central. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles