4 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Financial Times: Arabia Saudite do ta rrisë prodhimin e naftës nëse bie prodhimi rus

Arabia Saudite u ka bërë të ditur aleatëve perëndimorë që ajo është e përgatitur ta rrisë prodhimin e naftës nëse bie drastikisht prodhimi i Rusisë për shkak të sanksioneve të fundit në sektorin e energjisë kundër Moskës, raporton Financial Time, duke cituar pesë burime të afërta me diskutimet, përcjell Periskopi.

Diskutimet janë mbajtur rreth rritjes së menjëhershme të prodhimit të naftës nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat mund të vendosin në takimin e OPEC+ të enjten, sipas një raporti duke cituar burimet diplomatike.

Rritjet e prodhimit që janë paraparë për në shtator do të silleshin para për në korrik dhe gusht, tha burimi.

Arabia Saudite, prodhuesi më i madh në OPEC, më herët kishte refuzuar thirrjet e Washingtonit për të rritur prodhimin e naftës më shumë se sa rritja graduale që ajo ishte pajtuar si anëtare e grupit OPEC+, ku përfshihet edhe Rusia.

Arabia Saudite është pajtuar të ndërrojë qëndrimin e saj dhe ta rrisë prodhimin e naftës në mënyrë që ta balancojë çmimin e saj si pjesë e një afrimi me administratën Biden, thotë raporti, duke cituar njerëz me njohuri të bisedimeve. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles