9 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

Filloristët në Maqedoni pa maska në shkollë, mbetet thirrja për vaksinim kundër COVID-19

Komisioni për sëmundje ngjitëse dje propozoi nxënësit e shkollave fillore të lirohen nga mbajtja e maskës, ndërsa kapaciteti i përmbushjes së objekteve të mbyllura – opera, teatro, kinema të rritet prej 50 në 75 për qind. Kjo vjen si rezultat i uljes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në shtet, ndërkaq ndërkohë kompetentët mbeten të përkushtuar në thirrjen për vaksinim.

Edhe një propozim masë nga Komisioni është heqja e certifikatave për qëndrim në pjesën e hapur të objekteve hotelierike. Këto propozim masa Komisioni do t’i propozojë në Shtabin kryesor të krizës, e më pas për miratim në Qeveri.

Obligimi për mbajtje të maskës në shkollë mbetet për mësimdhënësit, profesorët dhe personelin teknik.

Kryetari i Komisionit, Aleksandar Petliçkovski dje përmendi se nxënësit nuk do ta kenë të ndaluar mbajtjen e maskë, nëse konsiderojnë se duhet ta mbajnë.

Masat do të zbuten ose ashpërsohen varësisht nga gjendja epidemiologjike.

Nëse vërehet përkeqësim i gjendjes epidemiologjike apo rritje e rrezikut epidemiologjik, atëherë sërish mund të kthehen në fuqi të gjitha masat, theksoi zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq.

Kompetentët mbeten absolutisht të përkushtuar në reklamimin për vaksinim, si mënyra më e mirë për përballje me pandeminë.

Sipas Petliçkovskit, vaksinimi mbetet vegla kyçe në luftën kundër pandemisë.

Përndryshe, sipas numrave të fundit me të cilat disponon Ministria e Shëndetësisë, në vend janë evidentuar 328 raste të reja me COVID-19, nga 2535 testime të bëra. Janë paraqitur gjithsej katër persona të vdekur prej të cilëve njëri në 24 orët e fundit, ndërsa të tjerët në periudhën prej 9 marsit deri më 12 mars përmes Regjistrit të personave të vdekur nga COVID-19. Numri i rasteve aktive për momentin në vend është 1.921.

Prej fillimit të pandemisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vend është 302.224. Janë shëruar 291.144 pacientë, ndërsa betejën me virusin e humbën 9.159 persona.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles