-4 C
Struga
Monday, January 24, 2022
spot_img

Fillon aplikimi i vaksinës “TURKOVAC” kundër COVID-19

Në spitalet e qyteteve në Turqi, kundër COVID-19 ka filluar aplikimi i vaksinës vendase TURKOVAC e cila ka marrë miratim për përdorim emergjent, transmeton Anadolu Agency (AA). Vaksina TURKOVAC e cila ka filluar përdorimin masiv, po aplikohet edhe në seksionin e përgjithshëm të spitalit të qytetit të Ankarasë.

TURKOVAC aplikohet në 10 dhoma vaksinimi të spitalit në të cilën që nga orët e mëngjesit shumë qytetarë janë në radhë për t’u vaksinuar. Thuhet se dhomat e vaksinimit mund të shtohen sipas numrit të personave që presin për vaksinim.

Qytetari Gazi Koç në pritje të vaksinimit tha se ka bërë dy doza të vaksinës BioNTech dhe se po pret të marrë TURKOVAC për dozë përforcuese. “Dje edhe ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca bëri vaksinën TURKOVAC. Edhe unë duke pasur besim tek profesorët turq kam preferuar vaksinën vendase”, tha ai.

Ndërsa Fatih Topaloğlu tha se më parë ka marrë tre doza të vaksinës Sinovac. “Kam pritur të bëj dhe u vaksinova me vaksinën tonë vendase TURKOVAC si dozë përforcuese. U rekomandoj të gjithëve që të vaksinohen”, tha ai.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles