5 C
Struga
Sunday, April 21, 2024
spot_img

Filipçe: Pacientët e lënduar të premten do të transportohen në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në mëngjes ka biseduar me Ivan Poromanski, drejtor i Spitalit Pirogov në Sofje, ku janë paraqitur shtatë pacientët që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e djeshëm në autostradën “Struma” në Bullgari.

Të gjithë pacientët janë të qëndrueshëm dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe u jepet mbështetje psikologjike. Dy pacientë iu nënshtruan operacionit. Të shtatë pacientët do të qëndrojnë në spital deri të premten, pas së cilës do të bëhet plani për transportin e tyre për në Shkup.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles