18 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Filipçe: Do të shqyrtohen restriksione të reja për të pavaksinuarit

Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër do të ketë takim në të cilin do të shqyrtohen masa të reja për parandalim të infektimit nga KOVID-19 dhe do t’u referohen të pavaksinuarve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Ditarin e Televizionit Kanal 5 sonte deklaroi se pas takimit do të parashtrojnë propozime konkrete në Qeveri. Restriksionet e reja do t’u referohen të pavaksinuarve sepse, siç tha, ata më së shumti i ngarkojnë spitalet.

“Sistemin spitalor tani më së shumti e ngarkojnë pacientët e pavaksinuar. Këtë definitivisht nuk guxojmë ta tolerojmë më tutje. Vjen sezoni i dimrit dhe koha e ftohjeve dhe pacientë të tjerë plotësisht do ta ngarkojnë sistemin spitalor. Në kushte kur ka mjaft vaksina, absolutisht nuk është e lejueshme të mos vaksinohen. Me vaksinim, jo vetëm që mbajnë llogari për shëndetin e vet, por edhe për sistemin shëndetësor. Ne nuk mundemi në pafundësi ta lëmë kështu të ngarkuar sistemin shëndetësor”, deklaroi Filipçe.

Theksoi se gjatë ditëve të kaluara kanë komunikuar për atë se çfarë masa janë vendosur në vendet e rajonit dhe në disa vende të Evropës.

Përkujtoi edhe se prej dje është në fuqi masa gjatë hyrjes në objekte dhe në ngjarje, qytetarët të tregojnë certifikatë për marrje të dy dozave të vaksinës apo vërtetim për sëmundje të kaluar të Kovid-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit. Deri më tani mund të hyhej edhe me një dozë të vaksinës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles