12 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

FDA aprovon injeksionin që mund të parandalojë HIV/AIDS

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar mjekimin e parë të injektueshëm për të ulur rrezikun e infektimit me HIV përmes seksit, shkruan CNN.

Medikamenti quhet Apretude dhe është miratuar për të rriturit dhe adoleshentët që janë në rrezik të infektimit me HIV përmes seksit dhe që peshojnë të paktën 77 kilogramë.

CNN shkruan se fillimisht kryhen dy injeksione me një distancë prej një muaji dhe më pas çdo dy muaj.

“Miratimi i medikamentit shton një mjet të rëndësishëm në përpjekjen për t’i dhënë fund epidemisë së HIV-it duke ofruar opsionin e parë për parandalimin e HIV-it që nuk përfshin marrjen e një pilule të përditshme,” tha Dr. Debra Birnkrant, drejtore e Divizionit të Antiviralëve në Qendrën e FDA-së për. Vlerësimi dhe Hulumtimi i Barnave.

Dy prova klinike të dyfishta, që krahasuan Apretude me Truvada zbuluan rrezik dukshëm më të ulët të HIV tek njerëzit që merrnin injeksionin, vuri në dukje FDA.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles