16 C
Struga
Saturday, May 18, 2024
spot_img

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, ish-Kryeministri ndodhet i intubuar prej 1 jave në një spital privat

Ish-Kryeministri Fatos Nano, aktualisht 70 vjeç, ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ish-Kryeministri prej një jave ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Ai është i shtruar në reanimacion ku vuan nga insuficenca respiratore.

Prej një jave, Nano është në intubim. Por përpjekjet e mjekeve kanë nisur të japin rezultate pozitive. Edhe pse vazhdon të jetë në intubim, atij i janë rregulluar parametrat jetësore. Oksigjeni në gjak është rritur afër parametrave të duhur.

Burime nga spitali thonë se Nano është drejt permirësimit, gjithsesi mbetet me prognozë të rezervuar.

Ish-Kryeministrit i është kthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Dhe në Maj të 2021 ai u shtrua në një spital pas problemeve me shëndetin.

Fatos Nano ka qenë herë 3 herë Kryeministër i vendit në periudha të ndryshme. Ai u largua nga pushteti në vitin 2005 dhe si rrjedhojë dhe nga drejtimi i partisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles