5.6 C
Struga
Sunday, April 21, 2024
spot_img

Faton Ahmeti: BDI-ja ka dëshmuar përfshirjen e grave në politikë 

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim, dega Tetovë, sot me gratë e qytetit të Tetovës ka promovuar kandidatet femra që janë pjesë e listët së këshilltarëve në këshillin komunal të Tetovës në zgjedhjet e 20 gushtit. Kryetari i degës, njëherazi, edhe bartësi i listës, Faton Ahmeti, në këtë takim me kandidatet për këshilltare tha se BDI-ja çdo herë ka promovuar gratë në politikë dhe këtë gjë e ka dëshmuar edhe në kaluarën.

“Ngjarje që ka për qëllim të bëjë promovimin e kandidateve femra, që janë në listat tonë për këshilltare, gjithashtu edhe bashkëbisedim me kandidatet për këshilltare komunale meqë të gjithë motrat dhe nënat tona mund t’i njohin kandidatet që kandidojnë në këtë cikël zgjedhor. Unë si kryetar dege i BDI-së edhe si bartës liste, ndihem i privilegjuar që kemi një ekip me vajza dhe gra të mrekullueshme, që kanë përvojën, diturinë dhe guximin të përballen me sfidat që do i marrin në politikëbërje edhe vendimmarrje, gjithashtu Bashkimi Demokratik për Integrim, çdoherë kemi dëshmuar se dimë të promovojmë dhe dimë të përkrahim gratë në politikë dhe ky trend do të vazhdojë edhe më tej.”- deklaroi Faton Ahemti, bartës i listës.

Sipas Ahmetit, Tetova si qyteti i dy universiteteve dhe si një nga qytet më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirjen e grave në politikë e ka bërë më herët dhe ky trend do vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles