12 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Fatmir Besimi pret në dhjetor të votohet buxheti për vitin e ardhshëm

Ministri i Financave, Fatmir Besimi pret që në mes të muajit dhjetor të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm.

“Ka diskutim për Propozim-buxhetin për vitin 2022 për miratimin e të cilit ka edhe afate ligjore. Nuk mund të parashoh çfarë do të ndodhë, nëse do të miratohet buxheti ose do të ketë rikonstruktim qeveritar. Nëse vazhdohet debati ashtu siç është në dy ditët e para, pritet që në pjesën e parë të dhjetorit të votohet buxheti”, tha Besimi.

Sipas tij, bllikimi i buxhetit do të thotë jostabilitet financiar dhe kjo nuk është interesi i asnjë partie politike.

“Interesi i qytetarëve është stabiliteti politik posaçërisht në periudhën kur jemi me pandemi, kur kemi krizë energjike”, tha Besimi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles