13 C
Struga
Thursday, February 29, 2024
spot_img

Falimenton qyteti i dytë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar

Këshilli i qytetit të dytë më të madh të Mbretërisë së Bashkuar, Birmingham, shpalli falimentin, duke deklaruar shqetësimet financiare tashmë të pashmangshme.

Këshilli i Qytetit në Anglinë qendrore deklaroi se ka lëshuar një njoftim zyrtar që bllokon të gjitha shpenzimet, përveç shërbimeve thelbësore.

Udhëheqësit e këshillit të kontrolluar nga Laburistët, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, e quajtën masën “një hap të domosdoshëm” për të rikthyer shpenzimet në një bazë më të fortë. Ndërsa në lidhje me këtë vendim opozita fajësoi qeveritë konservatore, për keqmenaxhimin e financave publike.

Sipas tyre inflacioni i shfrenuar, krahas rritjes së kostos së kujdesit social për të rriturit dhe reduktimeve të të ardhurave nga normat e biznesit kanë ndikuar shumë në situatën në të cilët ndodhet qyteti.

Në të dhënat e publikuara në buxhet ka një boshllëk financiar në vit prej 3.2 miliardë paund.

Në Londër, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Rishi Sunak tha se Birmingham ka marrë më shumë se nëntë për qind rritje në fonde shtesë brenda një viti, por sërish nuk kanë arritur ta kapërcejnë kolapsin financiar.

Departamenti për qeverisjen vendore ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me këshillin, ku ka kërkuar garanci për përdorimin më të mirë të parave të taksapaguesve.

Këshilltarët duhet të mblidhen brenda 21 ditëve nga lëshimi i njoftimi zyrtar dhe të hartojnë një buxhet që bën shkurtimet e nevojshme për të reduktuar shpenzimet.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles