6.3 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Evropa raporton rastin e parë me variantin e Afrikës së Jugut

Belgjika ka raportuar një rast të variantit të ri të COVID-19 duke shënuar kështu të parin edhe në Evropë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, varianti B.1.1.529, që po shkakton shqetësim për shkak të numrit “jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke tha se tani është gjetur në Belgjikë.

“Ne kemi një rast që tani është konfirmuar nga ky variant”, tha ai të premten.

“Rasti vjen nga dikush i ardhur nga jashtë, që ka rezultuar pozitiv më 22 nëntor, që nuk ishte i vaksinuar”, shton ai.

Virologu kryesor i vendit, Mark Van Ranst, tha se varianti u zbulua te “një udhëtar që erdhi nga Egjipti”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles