14 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Europa në epiqendrën e pandemisë, EMA: Po shihet doza e katërt për disa kategori

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin për ritmin me të cilin pandemia Covid ka filluar të përhapet sërish në Evropë, duke vlerësuar se nga sot deri në shkurt të vitit të ardhshëm, numri i vdekjeve mund të arrijë në 500 mijë persona në të gjithë Europën.

“Ne jemi përsëri në epiqendrën e pandemisë”, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

“Ritmi aktual i infeksioneve në 53 vendet e rajonit evropian është një shqetësim i madh”, tha Hans Kluge në konferencën për shtyp, duke shtuar se një projeksion i besueshëm llogarit gjysmë milioni vdekje të tjera nga Covid-19″ deri në shkurt nëse trendi aktual vijon.

“Është me rëndësi të madhe që të gjithë të vaksinohen, sepse askush nuk është i mbrojtur për sa kohë nuk janë të gjithë të mbrojtur”, bën me dije Ema, Agjencia Evropiane e Barnave, lidhur me valën e katërt të Covid-19.

“Tashmë jemi në valën e katërt të pandemisë” nga Covid. Kështu deklaroi Marco Cavaleri, menaxher i vaksinave në Agjencinë Evropiane të Barnave, në një konferencë për shtyp.

“Ka subjekte veçanërisht vulnerabël ndaj virusit Covid. Ne rekomandojmë tashmë një dozë të tretë për pacientët me imunitet të ulët dhe nuk përjashtohet që kjo kategori njerëzish që nuk i përgjigjen vaksinimit të përfitojnë nga një dozë e katërt tashmë “, shtoi Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinimit në Agjencinë Evropiane të Barnave. “Ne po mbledhim të dhëna për të sjellë indikacione të caktuara sa më shpejt të jetë e mundur, për grupet e popullsisë që mund të përfitojnë nga një dozë e katërt në të ardhmen e afërt,” shtoi ai.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles