18 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Është dezinformatë se në Krivollak përdoret municion me uranium të varfëruar

Pretendimi se në Krivolak kryhen ushtrime me uranium të varfëruar, i cili është kancerogjen, është i pavërtetuar dhe i pambështetur me asnjë fakt. Është një spekulim tendencioz që projekton një teori konspirative dhe krijon frikë të pabazë në publik. Ministria e Mbrojtjes mohon se në Krivolak përdoret uranium i varfëruar. Nga aty bëjnë me dije se matje të cilësisë së ajrit bëhen para, gjatë dhe pas stërvitjeve dhe është konstatuar se aktivitetet e ushtrisë nuk shkaktojnë ndotje mjedisore. Nga Ministria e Mbrojtjes janë të vendosur se stërvitjet dhe ushtrimet me aleatët dhe partnerët e NATO-s në poligonin Krivolak nuk paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook ringjall një dezinformatë të vjetër se avionët amerikanë po gjuajnë me uranium të varfëruar në Krivolak.

NË VEND KA EPIDEMI KANCERI!
KRIVOLAK ËSHTË NË QENDËR TË MAQEDONISË KJO ËSHTË VRASJE QËLLIMSHME E MAQEDONASVE!
NATO JASHTË MAQEDONISË!
NA PUSHTON ME DHUNË DHE NA SHKATËRRON!
NATO JASHTË MAQEDONISË!, 
thuhet në njoftimin që po analizojmë.

Publikimi në mënyrë arbitrare, pa ofruar asnjë provë dhe fakte, pretendon se në Maqedoni ka një epidemi kanceri të shkaktuar nga uraniumi i varfëruar, të cilin amerikanët dyshohet se e kanë lëshuar gjatë stërvitjeve ushtarake në Krivolak. Në njoftim nuk ka asnjë konfirmim nga institucionet përkatëse për përdorimin e uraniumit të varfëruar në Krivolak dhe nuk ka asnjë deklaratë nga personeli mjekësor që do të konfirmonte epideminë e mundshme të kancerit të shkaktuar nga uraniumi i varfëruar.

Bëhet fjalë për dezinformata të vjetra që u shfaqën për herë të parë në rrjetet sociale në gusht 2018, një muaj pasi Maqedonia e Veriut mori ftesën për anëtarësim në NATO.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles