6 C
Struga
Wednesday, November 30, 2022
spot_img

Emiratet e Bashkuara Arabe do të furnizojnë Gjermaninë me gaz e naftë

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Gjermania nënshkruan dje, gjatë vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz në Abu Dabi, një marrëveshje që parashikon furnizimin e Gjermanisë me gaz të lëngshëm dhe naftë në vitin 2022 dhe 2023.

Ministri i Industrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulltan al-Jaber, përshëndeti “marrëveshjen e re historike” që “forcon partneritetin në rritje të energjisë midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjermanisë”, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në prani të Scholz.

Scholz, i cili u takua me kreun e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al-Nahyan, gjithashtu i pranishëm në nënshkrim, përshëndeti marrëveshjen e “sigurisë së energjisë”, raportoi KosovaPress.

Marrëveshja parashikon eksportin e gazit natyror të lëngshëm në Gjermani në fund të vitit 2022, e ndjekur nga dërgimi i sasive shtesë në vitin 2023.

Mediat lokale raportuan se ka pasur një dërgesë direkte të naftës në Berlin në shtator dhe shtuan se në vitin 2023 Gjermania do të marrë rreth 250 mijë tonë naftë në muaj./euronews.al/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles