14 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Emiratet Arabe kalojnë Kinën dhe Turqinë, cilat janë 3 shtetet kryesore të përfitimit të arit rus në botë

Emiratet e Bashkuara Arabe janë kthyer në një pikë kryesore tregtare për arin rus. Nga implementimi i sanksioneve për luftën në Ukrainë pjesa më e madhe e rrugëve tregtare të Rusisë janë bllokuar për shkak të presionit të SHBA-së.

Emiratet e Bashkuara kanë importuar nga fillimi i luftës në Ukrainë rreth 75.7 ton ar rus në vit, me vlerën e 4.3 bilionë dollarë. Kina dhe Turqia rreshtohen të dytat me importimin e 20 ton ar nga 24 Shkurti i 2022. Të tre shtetet numërojnë 99.8% të eksporteve të arit rus sipas të dhënave doganore.

“Emiratet e Bashkuara Arabe do vazhdojnë të tregtojnë hapur dhe në mënyrë të sinqertë më partnerët internacional, në zbatim te normave ndërkombëtare të vendosura nga Kombet e Bashkuara”, tha Komiteti i Shufrave të Arit i EBA.

Të dhënat tregojnë se eksportuesi më i madhi shufrave të arit te EBA është filiali në Dubai i kompanisë franceze Temis Luxury Middle East. Nga viti 2016 deri më 2021-shin importi i arit rus për shtetin arab ka qenë rreth 450 ton ar i pastër që përbën 10% të importeve të arit në vend.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles