21 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

EMA miraton vaksinen e re Novavax

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se ka miratuar një vaksine të re kundër koronavirusit nga prodhuesi amerikan ‘Novavax’.

Pasi Komisioni Evropian të ketë dhënë miratimin e tij zyrtar, ‘Novavax’ do të jetë vaksina e pestë kundër Covid-19 që do të miratohet për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndryshe nga katër vaksinat e tjera të miratuara tashmë, Novavax është një vaksinë me bazë proteinash. Ajo përmban grimca të vogla që përbëhen nga një version i glikoproteinës të Sars-CoV-2 i prodhuar në laborator , virusi që shkakton sëmundjen Covid-19.

Përgatitjet Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë vaksinat e ARN-së mesazhere ndërsa AstraZeneca dhe Johnson & Johnson janë të bazuara në vektor.

Novavax me seli në Maryland aplikoi për autorizim në BE në nëntor.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles