10 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Ekspertët: Omicron mund t’ju bëjë transmetues të infeksionit përpara se të rezultoni pozitiv

Disa ekspertë shëndetësorë kanë paralajmëruar se, edhe nëse jeni të infektuar me Omicron mund të rezultoni negativë dhe të dukeni të shëndetshëm.

Në përgjithësi, testet janë në gjendje të zbulojnë infeksionin Omicron, por virusi duhet të riprodhohet dhe shfaqet në nivele mjaft të larta në hundë ose pështymë për t’u zbuluar, sipas Dr. Michael Mina, një epidemiolog dhe ish-profesor në Harvard T.H. Chan School of Public Health.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka paralajmëruar prej kohësh se testet e shpejta të antigjenit mund të mos zbulojnë një infeksion të hershëm të koronavirusit. Por këyre paralajmërime nuk u është kuhtuar shumë vëmendje gjatë muajve përpara rritjes së numrit të rasteve me Omicron.

Personat mund të jenë transmetues të infeksionit edhe nëse nuk shfaqin simptoma, madje shumë të tjerë të prekur me koronavirus nuk do të shfaqin fare simptoma.

Personat e infektuar me koronavirus mund të rezultojnë ende negativ edhe pasi kanë filluar të shfaqin shenja të simptomave të COVID-19, dhe vetëm pas dy ditësh testi do të rezultojë pozitivë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles