13.5 C
Struga
Wednesday, April 17, 2024
spot_img

Edi Rama: Kush do të dijë se çfarë është “Ballkani i Hapur”, të shikojë rrugëtimin e Ali Ahmetit

Kryeministri i SHqipërisë, Edi Rama në konferencën përmbyllëse në Ohër për shtyp ka falënderuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti për prezencën në samitin e Ballkani të Hapur. Rama tha se nëse dikush do të dijë se çfarë është Ballkani i Hapur, duhet të sheh rrugëtimin e politikës së Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut.

“Dua të falënderoje Ali Ahmetin për praninë e tij këtu dhe dua të them se Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur, edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi, jo më të ishim në Ballkanin e Hapur, për këtë mjafton të shikohet çfarë është sot gjithë sistemi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe çfarë ishte në kohën kur Ali Ahmetit i thoshin po ulesh me armiqtë. Në kohën kur as nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do të ishte zyrtare, lëre pastaj që të imagjinohej kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar, që dy zëvendëskryeministra do të jenë shqiptarë”, tha Rama.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles