17 C
Struga
Sunday, May 26, 2024
spot_img

E zuri poshtë ashensori i lokalit ku punonte, humb jetën tragjikisht 17-vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:15 minuta të kësaj të Shtune në Sarandë. Sipas policisë, një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi fatkeqësisht e ka zënë poshtë ashensori në lokalin ku ai punonte si ndihmës kamarier. Mësohet se ashensorit i cili shërbente kryesisht për furnzimin e lokalit iu këput kavoja.

Blutë kanë vënë në pranga një 43-vjeçar i cili rezulton se ka montuar ashensorin, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i këtij biznesi të quajtur “Orange Club”.

Klan News ka mësuar emrat, i ndjeri është 17-vjeçari Antonio Delilaj, ndërsa është prangosur Lulzim Allkushi (montuesi i ashensorit) dhe është shpallur në kërkim Spiro Iliadhi (pronari i lokalit të natës).

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles