27 C
Struga
Wednesday, June 19, 2024
spot_img

DPHM: Shkurti i këtij viti ishte muaj mesatarisht i ngrohtë dhe jashtëzakonisht i thatë në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare

Shkurti i këtij viti ishte muaj mesatarisht i ngrohtë dhe jashtëzakonisht i thatë në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare, sipas matjeve dhe mbikëqyrjeve në stacionet meteorologjike në shtet.

“Temperatura mujore ka lëvizur nga -0,2 gradë në Berovë deri në 6,6 gradë në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesit të muajit shkurt, për periudhën tridhjetëvjeçare (1991-2020), ajo e këtij viti ishte 0,2 gradë mbi mesataren në nivel shtetëror. Temperatura mesatare maksimale ka lëvizur nga 6,0 gradë në Mavrovë deri në 13,8 gradë në Gjevgjeli. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 19 shkurt në Gjevgjeli dhe ka qenë 22,8 gradë. Temperatura të larta maksimale janë vërejtur sidomos në periudhën 16-26 shkurt, kur një valë e të nxehtit ka depërtuar në të gjithë territorin e vendit”, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

DPHM bën të ditur se janë vërejtur temperatura minimale nën zero në vazhdimësi në 15 ditët e para të muajit në të gjitha vendet matëse. Temperatura minimale mesatare ka lëvizur prej -6,1 gradë në Berovë deri 0,9 gradë në Gjevgjeli. Temperatura më e ulët minimale muajin e kaluar ishte matur në Berovë – më 9 shkurt dhe ishte -16,1 gradë.

“Në shkurt 2023, sasia mujore e reshjeve në vend ishte nga 1,4 mm në Gjevgjeli deri në 27,5 mm në Berovë. Reshjet ishin nga shiu dhe bora në male. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 13,7 mm është regjistruar në Mavrovë më 27 shkurt. Më 1 shkurt në Kodër të Diellit është matur shtresa më e lartë e borës prej 73 cm. Krahasuar me vlerën mesatare të shkurtit për periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia mujore e matur e reshjeve ishte 36 mm nën mesataren në nivel shtetëror”, njoftoi DPHM.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles