6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Do të intensifikohen debatet për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Në ditët që vijnë pritet intensifikim i bisedimeve për ndryshimet kushtetuese. Tani për tani ende nuk ka paralajmërim se kur mund të fillojë procedura për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshime të Preambulës së Kushtetutës, por sipas legjislaturës, që të arrihet deri në nëntor, kur duhet të përfundojë skriningu, ajo duhet të fillojë në muajt e parë të vitit.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq para disa ditëve paralajmëroi se ndryshimet kushtetuese gjatë disa javëve në vijim do të aktualizohen në debate me organizatat qytetare dhe me ekspertë lidhur me përmbajtjen e tyre, por edhe lidhur me rëndësinë e tyre politike. Sipas zëvendëskryeministrit Mariçiq, rëndësia politike është shumë më shumë se vetëm ndryshime kushtetuese të një pjese të Preambulës dhe të një amandamenti të Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, por, siç përmendi, këto ndryshime të amandamenteve kanë rëndësi të praktikisht “dritës së gjelbër” nga ana jonë, nga Kuvendi ynë, për vazhdim të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në Aleancën për shqiptarët, nga e hëna fillon debati për hyrje në Qeveri, që sipas liderit të partisë, Arben Taravari do të kushtëzohet me sigurimin e 80 deputetëve për ndryshime kushtetuese dhe luftë kundër korrupsionit. ASH të shtunën në Kumanovë në Kuvendin qendror do ta zgjedhë kryesinë e re, ndërsa nga e hëna përmes konsultimeve brendapartiake do të zgjedhë për hyrje në Qeveri, konfirmuan dje nga partia për AIM.

“Këtë të shtune do të mbahet mbledhja e Kuvendit Qendror të partisë, në të cilën do të zgjidhet kryesia e re e partisë – nënkryetarët dhe sekretarët. Ndërsa, në anën tjetër, oferta për të hyrë në Qeveri nuk do të vendoset të hënën, por do të diskutohet brenda partisë nga e hëna”, bëjnë me dije nga partia.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në deklaratë për një televizion kombëtar thotë se do ta pranojnë ftesën jozyrtare për anëtarësim në Qeveri vetëm për një luftë serioze kundër korrupsionit dhe nëse ka mundësi për të siguruar 80 deputetë për ndryshime kushtetuese.

“E treta, interesi më i rëndësishëm i qytetarëve është që vendi të ketë sukses të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të fillojë negociatat me BE-në. Nëse marrim informacione nga partitë e tjera në pushtet se ka mundësi të sigurojmë 80 vota, atëherë duhet t’i japim një shans ndryshimeve kushtetuese dhe negociatave me BE-në. Vlerësojmë se me një shumicë të tillë do të kontribuojmë që deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe të gjithë partisë të binden më lehtë që të votojnë ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk ka shanse të tilla atëherë nuk shohim arsye pse të jemi pjesë e qeverisë”, thotë Taravari për Telma.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje në deklaratë për media tha se ka mundësi që Aleanca për Shqiptarët të hyjë në Qeveri, por kjo do të varet edhe nga marrëveshja politike.

“Aleanca për Shqiptarët ka një vullnet të shprehur politik që është “për” konceptin evropian të shtetit. A do të hyjë në Qeveri? Po, ka shanse për këtë. Ashtu siç kanë thënë liderët e tjerë politikë. Dhe a do të ndodhë kjo? Kjo varet nga një marrëveshje politike. Marrëveshja politike ka gjithmonë dy aspekte – njëra është programatike dhe tjetra është personeli. Derisa të ndodhë një gjë e tillë, nuk mund të themi me siguri se do të ketë partner tjetër qeveritar, tha Kovaçevski në një përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp në Qeveri, ku bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, informoi për procesin e skriningut dhe aktivitetet e mëposhtme lidhur me integrimet në BE.

Kryeministri thekson se është e hapur mundësia për të gjithë ata që duan t’i bashkohen konceptit të Maqedonisë së Veriut evropiane dhe tani është koha për ta bërë këtë, sepse siç tha ai, anëtarësimi më i shpejtë i vendit në Bashkimin Evropian varet nga ne.

Kryetari i Alternativës, Afrim gashi, ndërkaq kumtoi se ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler në të cilin ia ka prezantuar nismat për parashtrim të amandamenteve kushtetuese për parandalim të pandëshkueshmërisë së korrupsionit politik, Siç kumtoi Gashi në profilin e tij në Fejsbuk, kjo nismë duhet ta tejkalojë diskursin etnik dhe të fokusohet në sundimin e së drejtës si prioritet për tërë shoqërinë.

“Kërkova mbështetje nga SHBA-ja për këtë amandament, sepse ky është një nga hapat më të mëdhenj të propozuar seri më tani, drejtpërdrejtë të kahëzuara drejt luftës kundër korrupsionit politik”, theksoi Gashi.

Thekson se me ambasadoren u pajtuan bashkërisht të ndajnë vizionin e njëjtë për ardhmërinë e vendit.
“Riafirmuan përkushtimin e përbashkët për ta parë vendin duke ecur përpara drejt BE-së dhe standardeve evropiane në shoqëri, siç është sundimi i së drejtës. Biseduam për planet për përshpejtimin e integrimit në BE, përfshirë opsionet për të zhbllokuar negociatat me BE-në nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Gjithashtu, u pajtuam se të gjithë faktorët politikë duhet të përkrahim rrugën drejt BE-së dhe të vendosin qytetarët në vend të parë, në një përpjekje për të siguruar ardhmëri më të mirë për të gjithë”, publikoi Gashi në profilin e tij në Facebook.

Euroambasadori Dejvid Gir para disa ditëve tha se nëse ndryshimet kushtetuese nuk ndodhin, beson se do të vinte deri te stagnimi dhe se nuk mund të thotë se çka mund të ndodhë më pas. Kur bëhet fjalë, ndërkaq për shumicë prej dy të tretave, euroambasadori shtoi se kjo është çështje e brendshme.
“Pres Qeveria vetë ta zgjidhë dhe nuk mund të përzihem në ato punë sepse kjo nuk bën pjesë në punët e mia, ndërsa kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese ato dolën nga marrëveshja për të cilën shteti u obligua në marrëdhëniet e veta bilaterale me Republikën e Bullgarisë”, deklaroi euroambasadori.

Ai ndryshim, siç theksoi, është vendim sovran që duhet ta sjellë ky vend. Gir potencoi edhe se identiteti nuk humbet në rrugën drejt BE-së.

OBRM-PDUKM opozitare mbetet në qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese dhe për zgjedhje të parakohshme. Në Ohër dje lideri i partisë Hristian Mickoski akuzoi se grupe gjysmëkriminele të kontrolluara nga LSDM dhe BDI po u bëjnë presion deputetëve nga pushteti të cilët dëshirojnë të mbështesin zgjedhje të parakohshme.

Shfaqi bindje se, siç tha, edhe përkundër presioneve, ata do të mbeten konsekuent, sepse lufta për Maqedoninë nuk ka çmim.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles