12 C
Struga
Tuesday, May 14, 2024
spot_img

Dita e dëshmorëve 5 Maji, homazhe në Qendrën memoriale ”Nëna shqiptare” në Zajaz

Me rastin e 5 Majit, Ditës së dëshmorëve, në organizim të SHVL-UÇK-së në Qendrën memoriale ”Nëna shqiptare” në Zajaz sot u nderuan të rënët e lirisë për idealet kombëtare.

Në homazhe morën pjesë familjarët e dëshmorëve, veprimtarëve dhe invalidëve të luftës, në mesin e të cilëve ka qenë edhe ish udhëheqësi i UÇK-së dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, njofton RTVM2.

“Ne sot ndodhemi pranë ‘Nënës shqiptare’ që simbolizon sakrificën shekullore të kombit tonë dhe me këtë rast përkujtojmë e nderojmë të gjithë ata që ndër shekuj derdhën gjakun në mbrojtje të atdheut, veprën e tyre të shenjtë, si amanet i nderimit të përjetshëm për brezat e rinj”, tha Ahmeti.

Dita e dëshmorëve, 5 Maji u shënua edhe në qytetet tjera të vendit me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Tetovë, Haraçinë dhe Likovë. Po ashtu, Dita e dëshmorëve shënohet edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Ndërkaq, dita e 5 Majit shënon ditën më të lavdishme të kombin tonë që një organizim të SHVL-UÇK-së nderon të gjithë të rënët e lirisë nga Struga deri në Kumanovë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles