13 C
Struga
Thursday, February 29, 2024
spot_img

Disa vatra të zjarrit në Ajatovc, akoma aktive, intervenim me helikopterë për shuarjen e zjarreve

“Në njërin drejtim vepron aeroplani i Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim dhe në drejtimin tjetër që është prapa meje, veprojnë dy helikopterë të policisë, me precizitet të madh të hedhjes së ujit por përsëri nuk arritëm të vendosim kontroll…. Do të mundohemi këtu në këtë rrugë ta ndërpresim  që të mos vazhdojë më lart, pasi mund të vazhdojë të shpërndahet në drejtim të Kumanovës dhe mund të merr dimensione akoma më të mëdha,” tha Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës Për Menaxhim me Krizat.

Ndërsa pjesa e cila u përfshi nga flakët mbrëmë e që u përhap drejt Haraçinës është vendosur twrwsisht nw kontroll dhe zjarri nuk është më aktiv. Nga Komuna, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në fejsbuk kanë njoftuar se nuk ka zjarre aktive që mund të paraqesin rrezik për banorët.


“Punonjësit e NKP ,,Ambienti” sot kanë inspektuar vendin e përfshirë nga zjarri i ditës së djeshme. Është konstatuar se për momentin nuk ka zjarre aktive që mund të paraqesin rrezik për banorët. Gjatë ditës së sotshme kjo pjesë do të vazhdojë të mbahet nën vëzhgim nga punonjësit e NPK ,,Ambienti” -Haraçinë,” thuhet nga Komuna e Haraçinës.

Flakët që gjatë ditës së djeshme përfshinë këtë territor kanë djegur më shumë se 200 hektarë prej të cilave 30 hektarë kanë qenë të mbuluara me pisha kualitativ.

“ Herët në mëngjes digjej edhe një bllok I drithit të prerë në drejtim të Haraçinës. Atje zjarri është ndaluar, nuk ka rrezik, zjarri ka filluar nga gruri i korrur sepse janë djegur mbetjet e korrjes. Në këtë moment është përfshirë më shumë se 200 hektarë, ku rreth 30 hektarë është mal me pisha kualitativ,” deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor I Qendrës për Menaxhim me Krizat.

Ai thotë se për shuarjen e zjarrit në Haraçinë është punuar gjatë gjithë natës së kaluar nga zjarrfikës dhe banorë. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles