15 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Dhjetëra të vrarë në Kazakistan, mes tyre dhe 12 policë

Dhjetëra protestues dhe 12 policë raportohet të jenë vrarë gjatë protestave të dhunshme anti-qeveritare në Kazakistan. Gjatë natës pati përpjekje për sulm ndaj ndërtesave në qytetin më të madh të vendit, Almaty, dhe “dhjetëra sulmues janë likuiduar”, tha zëdhënësja policisë. Përpjekjet për sulm ndaj ndërtesave tjera erdhën pas sulmit ndaj zyrës së kryetarit të qytetit, të cilës iu vu zjarri. CSTO-ja, aleancë rajonale ushtarake e udhëhequr nga Rusia, tha se do të dërgojë trupa paqeruajtëse në Kazakistan pas kërkesës së Presidentit. Protestat në Kazakistan nisën të dielën kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Një ditë më parë presidenti kazak u zotua se do të marrë masa të ashpra për ta shtypur kryengritjen dhe shpalli gjendje emergjente dyjavore për tërë vendin, duke e zgjeruar atë që fillimisht ishte shpallur vetëm në disa zona.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles