10 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Dështon përpjekja për të evakuuar civilët nga Mariupoli

Zyrtarët ukrainas thanë më herët të shtunën se planifikonin të evakuonin civilët nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, i cili pritet të bjerë në duart e forcave ruse në ditët në vijim.

Megjithatë, duket se përpjekja ka dështuar, shkruan Sky News.

Një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit fajësoi forcat ruse, duke thënë se 200 banorë ishin mbledhur për t’u evakuuar, por ushtria ruse u tha se mund të kishte bombardime.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për përpjekje të shumta të dështuara për të ndihmuar civilët në siguri.

Në fillim të kësaj jave, Rusia pretendoi se kishte “çliruar” pjesën më të madhe të Mariupolit.

Rezistenca e fundit ukrainase është e izoluar në fabrikën e çelikut Azovstal dhe Ukraina ka thënë se forcat ruse tani po përpiqen ta sulmojnë kompleksin.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles