14 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Deputetët votuan për ndryshimet në Ligjin për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Kuvendi sot pasdite, në vazhdim të seancës së 59-të, miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë dhe të tretë.

Ligji është dorëzuar nga Talat Xhaferi, Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Goran Misovski, Nikolla Micevski dhe Panço Minov.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka bërë të ditur se ky ligj miratohet me shumicë votash të deputetëve të pranishëm dhe duhet të jetë shumica e deputetëve të pranishëm që u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në vend. Ligji u mbështet nga 78 deputetë, një deputet votoi “abstenim”, ndërsa asnjë nuk ishte “kundër”. Gjithsej 25 deputetë të komuniteteve që nuk janë shumicë në vend votuan “pro”, nuk pati asnjë abstenim dhe asnjë “kundër”.

Me zgjidhjet e propozuara në ligj duhet të arrihet pavarësia e pjesshme administrative e Shërbimit të Kuvendit, e cila do të shprehet përmes vendosjes së procedurave të brendshme për miratimin e akteve për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës së Kuvendit dhe miratimet financiare individuale për punësime të reja për të cilat pëlqimin do ta japë Kryetari i Kuvendit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles