12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Deputetët e Maqedonisë do të diskutojnë për Propozim-buxhetin për vitin 2022

Deputetët sot duhet të fillojnë diskutimin për Propozim-buxhetin për vitin 2022. Të hyrat totale janë në buxhet janë paraparë 238.9 miliardë denarë dhe për 7.4.% janë më shumë se sivjet, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë parashikuar të jenë 272.4 miliardë denarë që është për 1.4% më shumë se vitin 2021. Deficiti pritet të jetë 33.5% miliardë denarë ose 4.3% të BPV-së dhe është për 2.2% më pak në krahasim me përqindjen e deficitit të vitit 2021. Për investime kapitale janë paraparë 34.8 miliardë denarë ose për 27% më shumë se viti 2021.

Sipas ministrit Fatmir Besimi, me Propozim-buxhetin për vitin 2022 sigurohet funksionimi i funksioneve në shtet, mbështetje financiare për rikuperim ekonomik dhe të përshpejtuar si dhe zhvillim.

Pas debatit në Komisionin për Financa dhe Buxhet ku përfundoi edhe diskutimi për amendamentit, Propozim-buxheti u kthye sërish në Qeveri dhe pranoi 23 amendamente në vlerë prej 382 milionë denarë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles