18 C
Struga
Friday, July 26, 2024
spot_img

Deklarata e Makronit nuk përjashton zgjerimin

Afati kohor për anëtarësimin në BE në vitin 2030, është një moment historik, tha Ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Në Bled, Presidenti i Këshillit Evropian, Çarls Mishel, tha se BE dhe vendet kandidate duhet të jenë gati për anëtarësim deri në vitin 2030, dhe deri atëherë Unioni do të punojë gjithashtu për reformat e brendshme. Por më pas pasoi një deklaratë simptomatike e presidentit francez Emanuel Makron sipas të cilit, kur krijohen reformat në BE, atëherë duhet të mendohet edhe për të ashtuquajturën “Evropë me dy shpejtësi”. Disa e interpretuan këtë si një mundësi që shtetet e ardhshme anëtare, përfshirë Maqedoninë, të mos kenë anëtarësim të plotë. Megjithatë, Osmani thotë se ministrja franceze për Evropën, Lorens Bun, ia sqaroi personalisht deklaratën e Makronit.

“Makron foli për shpejtësitë, në kuptimin që ato nuk do të hyjnë të gjitha menjëherë, por me shpejtësi të ndryshme në varësi të asaj kush është gati, dhe jo Evropa në shtresa – në kuptim, të privilegjuar dhe më pak të privilegjuar, sepse ne nuk do të pranojmë asgjë më pak se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian,”deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Pasi kreu i Këshillit Evropian, Mishel, vendosi si objektiv vitin 2030, reagoi edhe Komisioni Evropian. Nga atje, theksuan se koha e anëtarësimit të kandidatëve nuk është e rëndësishme për ta, por kriteret dhe reformat e përmbushura në këto vende. Sipas Osmanit, deklaratat nga Këshilli Evropian dhe Komisioni Evropian janë në të njëjtën linjë, sepse, siç shtoi ai, ato janë dy institucione të ndryshme, dhe pikërisht Këshilli i udhëhequr nga Mishel është ai që merr vendimin politik për të pranuar anëtarë të rinj në BE.

“Komisioni kontrollon në mënyrë objektive nëse i plotësojmë kriteret. Ata nuk kanë mandat politik dhe kjo është arsyeja pse Komisioni thotë “vendimet politike që ju merrni – Shtetet Anëtare, është e rëndësishme për mua se kush i plotëson kriteret, sepse unë jap Raport”. Pra, Komisioni Evropian nuk e mohon mesazhin e Çarls Mishel,” tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Osmani shtoi se është përgatitur edhe një “non-paper” që parashikon se si vendet kandidate të arrijnë standardet e shteteve anëtare para se të anëtarësoheshin zyrtarisht. Si shembull, ai tha se BE ndanë 160 euro për një banor në Maqedoni, ndërsa Bullgaria, Greqia dhe Rumania marrin 4, 700 euro për banor çdo vit nga fondet e Bashkimit. Me “non-paper” që do të shqyrtohet në Bruksel, parashikohet të mos pritet që fondet të hapen gradualisht për ne pasi të mbyllet një kapitull i caktuar negociues. Gjegjësisht, kur të anëtarësohemi zyrtarisht, të mund të marrim vetëm të drejtën e votës në Bashkim.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles