15 C
Struga
Thursday, May 16, 2024
spot_img

Dasmat

Dasmat

Pas dy vitesh pandemie, kësaj vere mërgimtarët tanë të dashur masovikisht erdhën, panë, shpenzuan. Me të mbaruar sezoni i pushimeve dhe i dasmave filloi caktimi i termineve per dasmat e vitit të ardhshëm 2023.
Për të mos thënë të gjithë, pjesa më e madhe e mërgimtarëve tanë, arritën një ngritje të fuqishme ekonomike dhe financiare, gjë e cila fatkeqësisht nuk u percoll me një ngritje simetrike kulturore dhe emancipuese.
Me keqardhje e them se dasmat tona tashmë janë bërë monotone me të njëjtën mënyrë të argëtimit, muzikës, ushqimit duke shpenzuar sasi të mëdha të parave pa ndonjë kriter të arsyeshëm. Hidhen sasi të mëdha të ushqimeve të cilat ushqime një pjesë e popullatës do ta dëshirote në tryezën familjare. Të paguash 7-8000€ për zbukurimin e sallës për një drekë apo një darkë domethënë t’i hedhësh paratë kotë dhe njëkohësisht domethënë nuk e vlerëson paranë dhe nuk e çmon djersën dhe punën me të cilën i ke fituar ato para.
Vogëlushja 50 e kusur vjeçare që bën tralala e mbush koferin me €, $ dhe Fr dhe kjo ndodh në kohën dhe vendin kur shumë kush mezi e paguan faturën e rrymës elektrike dhe triston kur i kujtohet se një metër kub dru kushton 60-70€.
Tashmë është koha e duhur që në sezonin e ardhshëm të dasmave të bëhet një ndryshim rrënjësor në mënyrën e organizimit të dasmave dhe veçanërisht te muzika dhe ushqimi.
Sektori i biznesit në hoteleri turizëm të instalojë dimensionin njerëzor (human) në veprimtarinë e bizneseve të tyre. Kjo vlen veçanërisht për ato biznese që kanë dy ose më shumë salla ku njërën nga ato salla ta organizojnë sipas modelit të ri psh: muzika të bëhët me DJ; ushqimi të ofrohet në formë të vetshërbimit apo siç quhet ndryshe tryezë suedeze për shkak se nuk haet as gjysma e ushqimit; dasmorët të marrin ushqim aq sa mund të hanë dhe sipas shijes së tyre dhe pasi të mbarojë dasma ta kthejnë pjaten e zbrazët në vendin e caktuar më parë. Ato mërgimtarë që kanë shumë para dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me paratë e tyre le të dhurojnë para për qëllime bamirësie. Ato e dijnë se ne nuk kemi uij për pije dhe marrim ujë nga puset, uji i të cilëve është përzier me gropat skeptike.
Fëmijët tanë shpesh herë mbërrdhin në shkolla se ndodh që mos të kenë ngrohje. Prindërit kanë frikë t’i lëshojnë fëmijët vetëm në rrugë nga kërcënimi i qenve endacak, etj. Të ndihmosh bashkëkombasit për këto çështje është në arsyeshmëri të plotë si nga aspekti njerëzor, kombëtar, fetar dhe moral.
Mërgimtarë të dashur vini njërën dorë në zemër dhe gishtin e dorës tjetër në kokë dhe merrni vendimin e duhur që e kërkon koha. Zoti ju bekoftë.

Ida Trena

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles