12 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

COVID/ Ulen rastet e reja, 5 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë, ndërsa janë konfirmuar 260 raste të reja nga 2,016  testime të kryera.

Vërehet kështu një rënie në numrin e të infektuarve pasi dje u regjistruan 303 raste.

Sakaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 733 qytetarë.

Njoftimi i MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,016 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 260 qytetarë, në këto bashki:
93 në Tiranë, 13 në Berat, 12 në Durrës, 11 në Sarandë, 10 në Shkodër, Vlorë, Lushnje, 7 në Kamëz, Korçë, 6 në Prrenjas, 4 në Kurbin, Krujë, Kavajë, Fier, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, 3 në Kukës, Lezhë, Mirditë, Shijak, Divjakë, Përmet, Gramsh, 2 në Tropojë, Rroskovec, Patos, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Dimal, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, Dibër, Libohovë, Maliq, Kuçovë, Poliçan.
Janë 4,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,798 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles