5 C
Struga
Sunday, April 21, 2024
spot_img

Covid në Shqipëri, 14 raste të reja, regjistrohet 1 viktimë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 333 testime,  ka 14 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 10 të shëruar në 24 orët e fundit

18 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 333 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje.

Janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një pacient 85 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles