14 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

COVID-19, SHBA-ja regjistron mbi 918 mijë vdekje

Numri i vdekjeve nga koronavirusi (COVID-19) në SHBA është rritur në 918 455, prej të cilëve 2 837 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 77,6 milionë, ku janë raportuar 216 965 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri nga virusi, me mbi 8,79 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 82 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 251 milionë persona kanë kryer dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, dhe mbi 213 milionë dozën e dytë ndërsa mbi 91 milionë kanë kryer dozën përforcuese.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles