9 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Covid-19, rekord infektimesh në Europë

Britania e Madhe vijon të shënojë rekorde të njëpasnjëshme me shifrat e infektimeve ditore. Rreth 120 mijë persona kane rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës ketë të enjte teksa humbjet e jetëve nuk kanë pësuar ndryshim.

E gjitha kjo valë e nxehtë infektimesh ka prekur të gjithë Evropën ku Italia ka shënuar shifrën më të lartë të infektimeve ditore që prej fillimit të pandemisë me mbi 44 mijë raste të reja ditore ku janë raportuar 168 humbje jete.

Edhe në Francë infektimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme ku sipas autoriteteve shëndetësore janë raportuar mbi 88 mijë raste të reja, shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë.

Kreu i OBSH’së paralajmëroi se brenda pak javësh kontinenti do të përballet me atë që ai e konsideroi “stuhi infektimesh”, që mund të zhysë në kolaps sistemin shëndetësor, që është që tani i ngarkuar.

Ai u bëri thirrje qeverive europiane të mos i varin shpresat tek dozat përforcuese të vaksinave, që nuk e frenojnë dot plotësisht përhapjen, por të anulojnë festimet e fundvitit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles