11.5 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

COVID-19/ Regjistrohen 571 raste të reja, ulet numri i viktimave në Shqipëri

Ulet numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve në vendin tonë kanë humbur jetën 3 qytetarë.

Gjatë këtij harku kohor, janë shënuar 571 raste të reja me COVID-19 nga 4132 testime të kryera. Viktimat janë shënuar 1 qytetar nga Berati 64 vjeç, një qytetare nga Elbasani 77 vjeçe, 1 qytetare nga Memaliaj 86 vjeçe.

Rastet e reja janë konstatuar 277 në Tiranë, 27 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Kamëz, Vlorë, 16 në Gjirokastër, 15 në Sarandë, nga 14 qytetarë në Durrës, Korçë, Elbasan, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Lezhë, Lushnje, 8 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kavajë, Mat, 6 në Mirditë, nga 5 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 4 në Vorë, nga 3 qytetarë në Librazhd, Gramsh, Belsh, Cerrik, Dimal, Përmet, Dropull, Kurbin, Tropojë, nga 2 qytetarë në Kukës, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Kolonjë, Devoll, Pogradec, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Në të gjithë vendin janë 7,763 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles