8.5 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

“Covid 19 praktikisht ka përfunduar në RMV”

“Covid 19” është një storje praktikisht e përfunduar në RMV. Kështu vlerëson epidemiologu Dragan Danaillovski, sipas të cilit, në vend është arritur imunitet kolektiv si pasojë e mos rrespektimit të masave dhe se “Covid 19” do të mbetet vetëm si virus sezonal.

“Kovidi në Maqedoni praktikisht është një storje e përfunduar.Ai ngadale por pa ndërprerë synon të jetë sëmundje endemike që do të aktivizohet në sezon sikurse gripi dhe ftohjet e zakonta. Nëse vjen tek paraqitja e varienteve të reja të virusit, niveli i mbrojtjes kolektive gjegjësisht imuniteti i fituar, tani me mbi 90 % nuk do të lejojë definitivisht që të të shkaktohet ndonjë valë e virusit. U tregua se çdo e keqe e ka një të mirë, e kjo u tregua tek kapaciteti ynë i dobët për futjen dhe respketimin e masave që solli imuniteti kolektiv, për çka tani e shohim fundin e Koronës, por për fat të keq atë e arritëm me çmimin e shumë viktimave” – tha epidemiologu, Dragan Danaillovski.

Danaillovski shtoi se situata e krujuar këtyre 2 viteve me Kovid 19 do të sjell pasoja nga sëmundje të tjera të rënda ,tek të cilat janë pamundësuar kontrollet e rregullta. “Për fat të keq para nesh është një periudhë kur do të shënohet një rritje e numri të rasteve nga të sëmurë që detyrimisht u lanë në plan të dytë siç janë sëmundjet malinje,kardiovaskulare etj.Çdo dit e më shumë është më i madh numri i pacientëve me sindromin post Kovid ,që enden nga mjeku në mjek .Është i patjetërsueshëm formimi sa më i shpejt i Qendrave terciale.Qytetarët shumë vështir mund të kenë qasje tek shërbimet e rregullta mjeksore ,termine vështir se ka” – shpreh Danaillovski.

Danaillovski vlersoi se shteti arriti të menaxhojë situatën vetëm në fillim të pandemisë, por më pas institucionet nuk kishin kapacitet të mjaftueshëm ti realizojnë masat ndërsa rezultati ishtë përhapje pa pengese e virusit që sillte numër të madh të viktimave.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles