18 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

COVID-19/ Omicron pritet të shkaktojë 99% më pak vdekje sesa Delta

Shumë shkencëtarë që ndjekin ecurinë e mutacionit Omicron shprehen për një zbutje të menjëhershme të krizës shëndetësore nga COVID-19.

Ndërkohë që varianti i ri po përhapet në të gjithë botën, ekspertët argumentojnë se sëmundja mund të ketë pasoja më të vogla se infeksioni i gripit.

Për shkak të përhapjes së Omicron dhe përdorimit të gjerë të injektuesve, shkencëtarët vlerësojnë se ndërtimi i një muri të lartë imuniteti nuk është larg.

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit, duke studiuar të dhënat epidemiologjike, vlerësuan se Omicron pritet të shkaktojë deri në 99% më pak vdekje sesa Delta.

Pavarësisht se mutacioni i ri shkakton simptoma të lehta, liderët dhe krerët e shteteve në mbarë botën po dërgojnë mesazhe vigjilence të vazhdueshme në lidhje me respektimin e masave mbrojtëse ndaj virusit.

Pas rekomandimeve përkatëse të stafeve shëndetësore, një sërë qeverish kanë hartuar një politikë të re masash.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles