15 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i të infektuarve, 2 humbje jete

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 801 raste të reja nga 5,166 testime të kryera. Po gjatë 24 orëve në vendin tonë kanë humbur jetën 21 qytetarë nga COVID.

Viktimat janë shënuar një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç. Rastet e reja janë konstatuar  436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Në të gjithë vendin janë 7,049 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles