12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Covid-19 në Shqipëri/Bie numri i të infektuarve,1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1 028 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 40 qytetarë, në këto bashki:

8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.

Në të gjithë vendin janë 1307 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete nga SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Mallakastra 64 vjeç.

Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles