7.2 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete dhe 45 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 45 raste të reja me COVID-19. Gjatë këtij harku kohor, nuk janë shënuar viktima nga koronavirusi.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 22 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 2 qytetarë në Sarandë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Bulqizë, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 626 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Janë shëruar 97 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,592 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles