8 C
Struga
Monday, April 22, 2024
spot_img

Covid-19 në Shqipëri/457 të infektuar dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2738 testime, nga ku kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 457 në këto bashki:

173 në Tiranë, 24 në Fier, 22 në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 15 qytetarë në Shkodër, Lushnje, nga 11 qytetarë në Durrës, Elbasan, 9 në Gramsh, 8 në Delvinë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Krujë, Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, Peqin, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Has, Mirditë, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Devoll, Korçë, Përmet, Himarë, Vorë, Shijak, Kurbin, Lezhë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Roskovec, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Maliq, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Tropojë, Fushë Arrëz.

Në të gjithë vendin janë 9,316 pacientë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 74 vjeç, një qytetare nga Fieri 79 vjeçe, një qytetare nga Tirana 80 vjeçe.

Janë shëruar 967 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 255,282 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles