12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

COVID-19 në Shqipëri/ 376 raste të reja, humbin jetën 4 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 4 qytetarë nga COVID-19, teksa janë regjistruar 376 raste të reja nga 3279 testime të kryera.

Viktimat janë regjistruar një qytetare nga Vlora 69 vjeçe, një qytetare nga Përmeti 71 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç.

Rastet e reja u konstatuan 151 në Tiranë, 26 në Fier, 22 në Durrës, nga 12 qytetarë në Vlorë, Përmet, 11 në Berat, 10 në Elbasan, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Kavajë, Sarandë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, Shkodër, nga 6 qytetarë në Devoll, Korçë, Kamëz, nga 4 qytetarë në Kukës, Patos, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Këlcyrë, Rrogozhinë, Krujë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Dimal, Maliq, Divjakë, Tropojë.

Në të gjithë vendin janë 5528 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë, janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles