18 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Covid-19 në Shqipëri/335 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2 487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 335 qytetarë në këto bashki:

182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat,  9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.

Mësohet se në të gjithë vendin janë aktivë me Covid-19 6,601 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar ka 2 humbje jete; një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles