21 C
Struga
Sunday, May 19, 2024
spot_img

COVID-19 në Shqipëri/ 30 raste të reja, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 30 raste të reja me COVID-19 nga 470 testime të kryera. Gjatë këtij harku kohor, nuk janë shënuar viktima nga COVID.

Rastet e reja janë konfirmuar  8 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Berat, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 470

Testime totale 2,019,544
Raste pozitive 332,768
Raste të shëruara 328,975
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Fier 20
Vlorë 12
Gjirokastër 8
Kukës. 3
Durrës. 2
Berat. 2
Shkodër 2
Dibër. 2
Lezhë. 1
Elbasan. 1

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles