8.9 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Covid-19 në Shqipëri, 179 të infektuar dhe 2 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë nga COVID-19, teksa janë regjistruar 179 raste të reja nga 1150 testime të kryera.

Viktimat janë shënuar një qytetar nga Dibra 60 vjeç, një qytetar nga Kolonja 66 vjeç. Rastet e reja janë konstatuar  79 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat.

Në të gjithë vendin janë 6383 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë shëruar 213 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,282 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles