27 C
Struga
Monday, June 27, 2022
spot_img

Covid-19, Kosova nis zbatimin e masave të reja

Kosova ka filluar me zbatimin e masave të reja për të gjithë që hyjnë në territorin e saj. Çdokush që hyn në territorin e Kosovës duhet të ketë certifikatë se është i vaksinuar me dy doza.

Në rastet kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, dhe nga marrja e të njëjtës nuk kanë kaluar më shumë se 4 javë, atëherë duhet të bëjë edhe test PRC jo më të vjetër se 48 orë. Një tjetër mënyrë për të hyrë në Kosovë për qytetarët që janë të vaksinuar vetëm me një dozë, është që të njëjtit të posedojnë edhe dëshmi se e kanë kaluar virusin, nga lëshimi i kësaj dëshmie nuk duhet të kenë kaluar më pak se 21 dhe jo më shumë se 180 ditë. Ndërsa duke filluar nga 3 janari i vitit 2022 të gjithë që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë duhet patjetër të kenë dy doza të vaksinës. Ata të cilët janë të vaksinuar me një dozë, do t’u ofrohet mundësia e vaksinimit me dozën e dytë nga ekipet mobile në aeroportin “ Adem Jashari” dhe në pikat kufitare Vranicë, Mërdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit. Kushtet e mësipërme nuk duhet të plotësohen për personat që kalojnë transit nëpër Kosovë, të cilëve në pikat kufitare do t’u kërkohet që të nënshkruajnë deklaratë që do të dalin nga territori i Kosovës brenda 3 orësh. Masat gjithashtu nuk vlejnë për fëmijët nën 12 vjeç.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles