-8 C
Struga
Tuesday, January 25, 2022
spot_img

COVID-19, Izraeli rihap kufijtë për vizitorët

Nga sot Izraeli rihap kufijtë ndaj të huajve nëse ata janë të vaksinuar ose kuruar kundër Covid-19.

Ditët e fundit, lista e vendeve të kuqe nga të cilat hyrja në territor ishte e ndaluar, u hoq.

Në të njëjtën kohë, izraelitët do të jenë në gjendje të shkojnë jashtë vendit pa leje të veçanta edhe pse qeveria dhe organizmat shëndetësore nuk e këshillojnë një gjë të tillë.

Me rregullat e reja mbyllja e kufijve është e panevojshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit numri i të infektuarve të rinj ka qenë 17 521, pas 151 000 testeve të kryera.

Dozën e katërt për mbi 60-vjeçarët e kanë marrë deri tani 200 000 persona.

Kryeministri Naftali Bennett ka bërë thirrje për të martën e ardhshme për një mbledhje tjetër të qeverisë kushtuar gjendjes shëndetësore në vend.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles