9 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

COVID-19: Gati 8 mijë raste aktive në vend, numra tre shifror kanë 13 komuna

Momentalisht në Maqedoni ka 7,859 raste aktive, ndërsa dje u regjistruan 156 raste të reja.

Gati gjysma e rasteve aktive janë në Shkup me 3,691 raste, ndërsa numra tre shifror me raste aktive kanë 13 komuna dhe dy prej tyre kanë mbi 400.

Ministria e Shëndetësisë dje po ashtu bëri të ditur se humbën jetën 10 persona, dy prej të cilëve janë të moshës 35 dhe 38 vjet.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 206.233 raste, ndërsa 191.132 janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se përfshirja me një dozë të vaksinës te popullata mbi 18 vjet është 57%, ndërsa me dy doza 46%. Sa i përket gjithë popullatës, janë vaksinuar 39% e popullsisë së përgjithshme, ndërsa dy doza të vaksianve kanë pranuar 37% e qytetarëve. Dozën e tretë e kanë pranuar 43.376 qytetarë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles